Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë kineze Sinovac.
Të dhënat është thënë se do të analizohen me procedurë të përshpejtuar.
Ekspertët e kësaj agjencie kanë arsyetuar vendimin për rishikim të këtij lloji, me rezultatet preliminare nga studimet klinike dhe ato laboratorike.
Ata kanë thënë se është e qartë se vaksina stimulon prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit dhe mund të jetë efektive si masë mbrojtëse kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Agjencia Evropiane e Ilaçeve deri më tani ka miratur katër vaksina në Bashkimin Evropian: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Tri vaksina tjera është thënë se janë të fazë të rishikimit.