Ndërlidhjet

Trump zgjedh Elise Stefanik për ambasadore në OKB


Elise Stefanik gjatë një tubimi zgjedhor të Donald Trumpit për garën presidenciale amerikane.
Elise Stefanik gjatë një tubimi zgjedhor të Donald Trumpit për garën presidenciale amerikane.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur Elise Stefanik, për të shërbyer si ambasadore në Kombet e Bashkuara.

“Elise është një luftëtare e fortë dhe e mençur e Amerika e Para”, tha Trump përmes një deklarate më 11 nëntor.

Stefanik, 40-vjeçare, është një nga aleatët më besnikë të Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ishte një nga emrat që ishte diskutuar për kandidate për nënpresidente.

E lindur dhe e rritur në Nju Jork, Stefanik ka diplomuar në Harvard dhe ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur president ishte republikani, George W. Bush. Në administratën e Bushit ajo kishte punuar në këshillin për politika të brendshme dhe ishte shefe e stafit.

Më 2014, si 30-vjeçare ajo u bë gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres, duke përfaqësuar Nju Jorkun. Më vonë, ajo u bë gruaja më e re në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve.

Më herët, Stefanik njihej si një konservatore më e moderuar. Por, më pas ajo u afrua me Trumpin.

Për vite të tëra, ajo e ka pozicionuar veten si një prej aleatëve më besnikë të Trumpit në Kongres. Ajo e përkrahu atë për garën presidenciale të vitit 2024, edhe para se Trump të niste fushatën.

Ajo e ka mbrojtur presidentin e zgjedhur gjatë gjykimeve për shkarkim, po ashtu ka kundërshtuar paditë penale kundër tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG