Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan.
Vazhdon eksodi i afganëve

1
Një çift përqafohet pasi vala e parë e të larguarve nga Kabuli arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit në Gjermani më 18 gusht.

2
Një familje afgane është në mesin e personave të parë që arritën nga Kabuli në Frankfurt më 18 gusht.

3
Të larguarit nga Afganistani arrijnë në Tashkent të Uzbekistanit më 17 gusht.

4
Qytetarët nga Afganistani arrijnë në Tashkent me avionin ushtarak gjerman të tipit Airbus A400.