Ndërlidhjet

Parashikime më të mira për ekonominë globale më 2022


Selia e FMN-së në Uashington
Selia e FMN-së në Uashington

Fondi Monetar Ndërkombëtar rriti parashikimin për rritjen globale ekonomike në vitin 2022, por paralajmëroi se pabarazitë midis ekonomive të mëdha dhe atyre në zhvillim, sa i përket qasjes në vaksinat kundër koronavirusit, janë duke u thelluar.

“Qasja në vaksina është shfaqur si linja kryesore, përgjatë së cilës rimëkëmbja globale ndahet në dy blloqe”, tha FMN-ja në një azhurnim të Parashikimit Ekonomik Botëror, të publikuar në prill.

Sipas FMN-së, dy blloqet që kanë dalë janë “ato që mund të presin normalizim të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik këtë vit dhe ato që do të përballen akoma me infektime dhe rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi”.

“Shërimi, megjithatë, nuk është i sigurt as në vendet ku infeksionet aktualisht janë shumë të ulëta, për aq kohë sa virusi qarkullon diku tjetër”, tha FMN-ja.

Ekonomistja kryesore e FMN-së, Gita Gopinath, tha se “rimëkëmbja nuk është e sigurt derisa pandemia nuk mposhtet globalisht”.

Parashikimi për rritjen ekonomike globale në vitin 2022 u rrit në 4.9 për qind nga 4.4 për qind sa ka qenë në prill.

Parashikimi i rritjes për këtë vit mbeti në 6 për qind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG