Ndërlidhjet

Ekonomia gjermane në recesion, si pasojë e inflacionit


Berlin, Gjermani.
Berlin, Gjermani.

Inflacioni i vazhdueshëm e ka shtyrë Gjermaninë në recesion, në tre muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Statistikave, Destatis.

Mbi ekonominë më të madhe në Evropë, ka rënduar edhe situata me furnizimet me gaz rus, pas nisjes së luftës në Ukrainë, kanë thënë analistët.

Ekonomia është tkurrur për 0.3 për qind në periudhën janar - mars, ka thënë Zyra e Statistikave.

Kjo shifër e ka pasuar një tkurrje prej 0.5 për qind në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Një shtet konsiderohet se është në recesion kur ekonomia i tkurret për periudhë gjashtëmujore.

“Si pasojë e inflacionit të vazhdueshëm, konsumi gjerman ka rënë në gjunjë, duke e tërhequr gjithë ekonominë poshtë”, ka thënë Andreas Scheuerle, analist në DekaBank.

Inflacioni në Gjermani ka prekur shifrën 7.2 për qind në prill.

Kjo shifër është e lartë sesa mesatarja e vendeve të Eurozonës, por më e vogël sesa inflacioni në Mbretëri të Bashkuar, prej 8.7 për qind.

Çmimet e larta vërehen më së shumti në produkte ushqimore, në veshmbathje me mobilieri.

Megjithatë, sipas analistëve, recesioni është më i vogël sesa është parashikuar, duke marrë parasysh varësinë e madhe të Gjermanisë ndaj gazit rus.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që Gjermania do të jetë ndër ekonomitë më të dobëta - në grupin e ekonomive të avancuara - me një tkurrje prej 0.1 për qind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG