Ndërlidhjet

Ekipet e huaja i bashkohen Marokut në përpjekjet për kërkim-shpëtim


Pamje nga shkatërrimi në Maroko, pas tërmetit vdekjeprurës.
Pamje nga shkatërrimi në Maroko, pas tërmetit vdekjeprurës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën teksa gërmojnë për të gjetur ndonjë të mbijetuar nën rrënoja në Marok, pas tërmetit më të fuqishëm që është regjistruar ndonjëherë në këtë shtet.

Një tërmet 6.8 shkallësh i Rihterit e ka goditur të premten qytetin jugperëndimor Marrakesh, dhe për pasojë kanë vdekur 2.497 persona, ndërsa mbi 2.400 të tjerë janë lënduar.

Autoritetet marokene ka thënë se ekipet nga Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkuar në Marok për t’iu ndihmuar autoriteteve vendore.

Edhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë t'i ofrojë ndihmë Marokut.

Maroku pas tërmetit: Orët kritike të kërkim-shpëtimit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Sipas Ministrisë së Brendshme marokene, në të ardhmen mund të pranohen edhe ofertat e vendeve tjera, pasi dërgimi i më shumë ekipeve në këtë pikë në Marok mund të jetë kundërproduktiv, për shkak të mungesës së koordinimit.

Tërmeti e ka bërë rrafsh me tokë fshatin Tafegagte në provincën Al-Haouz, rreth 60 kilometra larg Marrakeshit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, pak ndërtesa shihen në këmbë.

“Gjithçka është shkatërruar. Më është thyer zemra”, është cituar të ketë thënë Zahra Benbrik, 62-vjeçare, të cilës i kanë vdekur 18 familjarë si pasojë e tërmetit.

Sipas mediave në Marok, më shumë se 18.000 familje janë prekur nga ky tërmet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG