Dy persona janë vrarë nga granatimet ukrainase në fshatin rus, Chausy, në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën, ka thënë guvernatori i këtij rajoni të enjten.
Një person tjetër u vra nga një sulm ukrainas në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Nova Kahovka në jug të Ukrainës, sipas zyrtarëve të emëruar nga Rusia.
Granatimet në territoret ruse përgjatë kufirit me Ukrainën janë bërë të zakonshme në muajt e fundit në luftën e Rusisë në Ukrainë, pasi Kievi po lufton për t’i larguar forcat ruse nga territoret e veta, të cila janë uzurpuar nga Moska qëkur nisi pushtimi në shkurt 2022.
Guvernatori i Bryansk, Alexander Bogomaz, tha se, përveç dy të vrarëve, janë lënduar edhe dy persona të tjerë në Chausy.
Në Novak Kahovka, administrata e qytetit, e udhëhequr nga Rusia, tha se një civil u vra nga një sulm ukrainas ndaj një biznesi, dhe se një tjetër u plagos.
Hollësitë e këtyre incidenteve nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.