Ndërlidhjet

Dy javë të Samitit të OKB-së për Klimën

Samiti i Kombeve të Bashkuara për Klimën, është përmbyllur të shtunën, 13 nëntor, me një marrëveshje që për herë të parë ka shënjestruar industrinë e naftës së papërpunuar, si një prej nxitësve kryesorë të ngrohjes globale.

Ndonëse marrëveshja është duartrokitur për mbajtje gjallë të shpresës se temperatura globale nuk do të shkojë më shumë se 1.5 gradë Celsius, gati shumica e 200 delegacioneve kanë dëshiruar të bëjnë më shumë zotime.

Samiti dyjavor ka shënuar përparim në përcaktimin e disa rregullave për tregjet e karbonit, mirëpo jo aq shumë për të adresuar shqetësimet e vendeve të cenueshme për financimin afatgjatë për klimën nga vendet e pasura.

Konferenca për Klimën është mbajtur nga 31 tetori deri më 13 nëntor të Glasgou në Skocisë.

XS
SM
MD
LG