"Muzeu i së Ardhmes" i Dubait është shpallur zyrtarisht i hapur më 22 shkurt, gjatë një ceremonie, në të cilën mori pjesë edhe sundimtari i emiratit, sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum.
Ndërtesa e pazakontë është vend i një ekspozite të përhershme të teknologjive të së ardhmes. Muzeu është strukturë prej shtatë katesh, pa shtylla, në formën e vezës, me lartësi prej 77 metrash.
Pamja e jashtme e saj, prej çeliku të pandryshkshëm, është e mbuluar me citate në arabishte, përfshirë fjalinë "e ardhmja u përket atyre që mund ta imagjinojnë, ta dizajnojnë dhe ta zbatojnë atë".
(Përgatiti: Trim Haliti)