Ndërlidhjet

Dronët rusë vrasin tre civilë në Odesa


Pamje nga objekti ku ndodhi sulmi.
Pamje nga objekti ku ndodhi sulmi.

Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus me dronë në qytetin Odesa të Detit të Zi në orët e para të së shtunës pasi pjesë të dronit ranë në një bllok apartamentesh duke shkaktuar zjarr, tha ushtria ukrainase.

Mbrojtja ajrore në rajonin e Odesa rrëzoi tetë dronë "Shahed" dhe dy raketa në serinë e fundit të sulmeve ruse me dronë në javët e fundit, tha një zëdhënës i komandës ushtarake jugore.

Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi.
Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi.

“Si rezultat i përplasjes ajrore, pjesët e njërit prej dronëve ranë në një apartament shumëkatësh, duke shkaktuar një zjarr”, tha në një deklaratë zyrtarja ushtarake, Natalia Humeniuk.

Shërbimet e urgjencës thanë se 27 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën, por se zjarri u shua shpejt dhe 12 persona u shpëtuan nga ndërtesa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG