Ndërlidhjet

Edhe një dorëheqje për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë


Rasti i dhunimit të 11-vjeçares ka shkaktuar zemërim në publik dhe ka shtyrë që kreu i Policisë të japë dorëheqje.
Rasti i dhunimit të 11-vjeçares ka shkaktuar zemërim në publik dhe ka shtyrë që kreu i Policisë të japë dorëheqje.

Ali Gashi, që deri më tani ka drejtuar Drejtorinë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ka dhënë dorëheqje pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.

“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashit, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”, thuhet në njoftim.

Kjo dorëheqje vjen një ditë pasi Samedin Mehmeti dha dorëheqje nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, për “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale” sa i përket rastit të fundit të dhunës seksuale ndaj të miturës në Prishtinë.

Protesta pas dhunimit të 11-vjeçares
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:27 0:00

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë autorët që dyshohet se kanë dhunuar të miturën në Prishtinë më 27 gusht në Prishtinë.

Katër prej tyre u është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaj. Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre persona të mitur.

“Dhunuesit duhet të dihen”
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Viktima, sipas Policisë së Kosovës, është dërguar në një strehimore.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçare ka shkaktuar zemërim në mesin e publikut kosovar. Krerët institucionalë kanë kërkuar që autorët e dyshuar të marrin dënim meritor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG