Fitorja eventuale e së djathtës ekstreme frikëson migrantët në Austri
Partia e së djathtës ekstreme dhe kundër emigracionit, Partia e Lirisë, mban një epërsi të ngushtë ndaj partisë konservatore Partia Popullore Austriake, ndërsa po afrohet data e zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në Austri më 29 shtator. Votimi zhvillohet mes shqetësimeve në rritje në komunitetin emigrant për agjendën e Partisë së Lirisë, që përfshin kufizimin e migracionit dhe dëbimin e emigrantëve që banojnë në Austri. Edhe pse asnjë parti nuk pritet të fitojë mjaftueshëm mandate për një shumicë absolute, këto zgjedhje historike mund ta sjellin fitoren e parë kombëtare të Partisë së Lirisë në Austrinë e pas Luftës së Dytë Botërore. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
22 dhjetor 2024
Dronët sulmues rusë terrorizojnë civilët në Ukrainë
-
20 dhjetor 2024
Ushtari ukrainas bën bujë me videot kritikuese për komandantët
-
20 dhjetor 2024
Nga Kosova në Tajvan: Viti 2025 me agjendë të ngjeshur
-
16 dhjetor 2024
A do ta kufizojë Trump edhe më shumë abortin në SHBA?