Ndërlidhjet

Ditë zie pas vrasjes së trefishtë në Bosnjë e Hercegovinë


Vendi ku ndodhën vrasjet në Sanski Most.
Vendi ku ndodhën vrasjet në Sanski Most.

E hëna e 26 gushtit është shpallur ditë zie në entitetin Federata e Bosnjë e Hercegovinës, pas vrasjes së trefishtë që ndodhi javën e kaluar në Sanski Most, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

"Dita e varrimit të viktimës së fundit të krimit tragjik në shkollën e mesme në Sanski Most, 26 gusht 2024, shpallet si ditë zie në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës", thuhet në vendimin e Qeverisë së entitetit, i cili u miratua në seancën e datës 23 gusht.

Tre persona u vranë të mërkurën, më 21 gusht, në një sulm me armë zjarri në qendrën e shkollës së mesme në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa sulmuesi mbeti i plagosur rëndë gjatë tentativës për vetëvrasje.

Sulmuesi hapi zjarr me një pushkë automatike ndaj tre punonjësve të Gjimnazit, ku mbetën të vrarë drejtori, sekretari dhe një mësues i anglishtes.

I dyshuari për vrasjen e trefishtë është një punonjës i qendrës së shkollës së mesme në Sanski Most.

Motivi i vrasjes së trefishtë ende nuk është krejtësisht i qartë.

Dita e zisë shënohet me uljen e flamurit të Bosnjës dhe Hercegovinës në gjysmështizë, në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucionet publike, institucionet dhe entitetet e tjera juridike në territorin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG