Në Kosovë është shënuar Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, përmes një instalacioni të vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo ngjarje, nën moton “Bëhu Zëri Im” u organizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Pjesëmarrësit – përfshirë kryeparlamentaren, Vjosa Osmani dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga – marshuan nëpër sheshet kryesore të Prishtinës deri te memoriali “Heroinat” ku vendosën lule.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, besohet që 20,000 mijë gra dhe burra kanë qenë viktima të dhunës seksuale.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, besohet që 20,000 mijë gra dhe burra kanë qenë viktima të dhunës seksuale.