Në Harkiv raportohet për dhjetëra viktima civile
Ministri i Brendshëm ukrainas ka thënë se dhjetëra civilë janë vrarë pas sulmeve në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, më 28 shkurt. Beteja për të fituar kontrollin e këtij qyteti verilindor është bërë ndër më të ashprat, prej kur Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë. Analisti i sigurisë, Ruslan Leviyev ka thënë për televizionin, Current Time se forcat ruse kanë shtuar sulmet me raketa pasi ofensiva tokësore ka ngecur. Paralajmërim: Disa pamje mund të jenë shqetësuese. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
22 dhjetor 2024
Dronët sulmues rusë terrorizojnë civilët në Ukrainë
-
20 dhjetor 2024
Ushtari ukrainas bën bujë me videot kritikuese për komandantët
-
20 dhjetor 2024
Nga Kosova në Tajvan: Viti 2025 me agjendë të ngjeshur
Facebook Forum