Ndërlidhjet

Krasniqi, e artë në “Jerusalem 2022”


Xhudistja Distria Krasniqi me medaljen e artë olimpike. Fotografi nga arkivi.
Xhudistja Distria Krasniqi me medaljen e artë olimpike. Fotografi nga arkivi.

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, për herë të katërt ka fituar medaljen e artë në mastersin e xhudos “Jerusalem 2022” në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Me këtë fitore, Krasniqi ka fituar edhe 1.800 pikë olimpike për Olimpiadën që do të mbahet në Paris të Francës më 2024.

Krasniqi më 2021 fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos po atë vit e shpalli Krasniqin xhudisten më të mirë në botë.

Ndryshe, në “Jerusalem 2022” garoi edhe xhudistja Nora Gjakova, që zuri vendin e pestë. Ajo fitoi 648 pikë olimpike. Gjakova po ashtu kishte fituar medalje të artë në Olimpiadën e Tokios.

Në "Jerusalem 2022", përveç Krasniqit dhe Gjakovës, garojnë edhe xhudistet Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG