Ndërlidhjet

Disa gra të kthyera nga Siria po hetohen për pjesëmarrje në grupe terroriste


Familjarët vizitojnë të kthyerit nga Siria
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

Familjarët vizitojnë të kthyerit nga Siria

Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë filluar intervistimin e disa grave që janë kthyer të shtunën në mëngjes nga Siria, me dyshimin se ishin pjesëmarrëse në grupe terroriste.

Të kthyerit nga Siria në kamp
Të kthyerit nga Siria në kamp

Të shtunën në mëngjes autoritetet e Kosovës të ndihmuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer 110 persona nga zonat e luftës në Siri, 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 persona të rritur që dyshohet se kanë qenë luftëtarë.

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi ka ardhur në Qendrën për Mbajtjën e të Huajve në fshatin Vranidoll afër Prishtinës, për të mbrojtur një grua e cila dyshohet se ka marrë pjesë në një organizatë terroriste në Siri, dhe që burri i saj ende po qëndron në zonën e luftës në Siri.

“Policia e Kosovës, përmes Odës së Avokatëve më kanë ftuar sipas detyrës zyrtare të mbrojë një grua e cila dyshohet se ka marrë pjesë në grupet terroriste në Siri. Zonja të cilën e mbrojta ishte mjaftë shëndetlig ishte nënë e katër fëmijëve. Më tutje çka vepron Prokuroria Speciale e Kosovës nuk e di ngase është një sfidë edhe për vet institucionet e Kosovës sepse tash këto përveç që janë të dyshuara ato në anën tjetër, për shembull e mbrojtura ime ishte edhe nënë e katër fëmijëve,” tha avokatja Gashi-Bytyqi.

Video: Rrugëtimi i 110 kosovarëve nga Siria në Kosovë

Rrugëtimi i 110 kosovarëve nga Siria në Kosovë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:39 0:00

Aktualisht, të gjithë të kthyerit po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore dhe ende nuk dihet kur do të lirohen.

Nga personat e kthyer janë edhe katër militantë të cilët aktualisht janë në paraburgim si të dyshuar për pjesëmarrje në organizata terroriste.

Naile Arifi në vizitë te familjarët
Naile Arifi në vizitë te familjarët

Naile Arifi nga Prishtina, erdhi në qendër me familjen e saj për të vizituar gruan dhe pesë fëmijët e vëllait të saj i cili ka vdekur në zonat e luftës në Siri para tri vite e gjysmë. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ajo tha se nuk i ka parë familjarët e saj për pesë vite e gjysmë.

“Ne këtu kemi ardhur t’i shohim fëmijët e vëllait dhe gruan e tij. I takuam elhamdulilal, mirë qenkan, mirë i kanë pritur. I falënderoj edhe këta (institucionet) që i kanë pritur mirë. Që pesë vjet e gjysmë nuk i kemi parë deri më tani. Gjendja e tyre është mirë, edhe pse një fëmijë i vëllait e kishte thyer këmbën, por mirë janë këta të tjerët, mirë janë,” tha Arifi.

Takimi i Nailes me pesë fëmijët dhe gruan e vëllait të saj zgjati rreth 3 minuta.

Naile Arifi në vizitë te familjarët në Vranidoll
Naile Arifi në vizitë te familjarët në Vranidoll

Nailja është vetëm njëra nga shumë anëtarë familjarë që vijnë të vizitojnë të afërmit e tyre që po qëndrojnë në këtë qendër. Vizitat e tyre zakonisht zgjasin vetëm disa minuta.

Sipas Policisë së Kosovës, në Siri ende janë rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë të cilët janë me shtetësi kosovare. Që nga viti 2012 rreth 400 njerëz nga Kosova i janë bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG