Ndërlidhjet

Katër palestinezë të vrarë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor


Tym duke dalë nga ndërtesat pas një operacioni të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndirmo më 19 tetor 2023.
Tym duke dalë nga ndërtesat pas një operacioni të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndirmo më 19 tetor 2023.

Katër palestinezë janë vrarë mëngjesin e së hënës në Xhenin në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë, përderisa forcat izraelite janë përleshur me palestinezët.

Ministria tha se edhe pesë palestinezë janë plagosur, përshirë edhe dy që kanë pësuar lëndime serioze.

Mediat izraelite kanë raportuar se ka pasur shkëmbim të ashpër të zjarrit midis forcave izraelite dhe palestinezëve dhe Xhenin dhe ka pasur edhe sulme me dronë.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Gazë më 7 tetor. Që atëherë, forcat izraelite dhe kolonët hebrenj kanë vrarë 115 palestinezë, përfshirë 33 të mitur. Këto shifra u paraqitën të dielën nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinim të çështjeve humanitare.

Kjo zyrë tha se gjysma e viktimave janë shkaktuar gjatë përleshjeve që kanë pasur operacionet e bastisjeve të Izraelit.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, dënoi dhunën e kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

SHBA-ja po ashtu i ka kërkuar Izraelit që të “frenojë” kolonët ekstremistë hebrenj në Bregun Perënimor.

“Është plotësisht e papranueshme që kemi dhunë të kolonëve ekstremistë ndaj njerëzve të pafajshëm në Bregun Perëndimor”, tha më 29 tetor këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG