Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga një sulm i Izraelit në Gazë


Gazë. Korrik, 2024.
Gazë. Korrik, 2024.

Zyrtarët palestinezë thanë se një sulm ajror i Izraelit në jug të Gazës vrau së paku 29 njerëz.

Sulmi goditi mbi çadrat e familjeve të zhvendosura jashtë një shkolle në qytetin Abasan.

Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Ushtria izraelite tha se po i analizon raportet për dëmtimin e civilëve.

Ajo tha se incidenti ka ndodhur gjatë goditjes me “municione të sakta” të një luftëtari të Hamasit, i cili ka marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit në Izrael.

Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - ka sulmuar Izraelin vjeshtën e kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh në Gazë - enklavë e kontrolluar nga Hamasi.

Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.

Uri e madhe në Gazë: "Ua kemi ngrënë grurin gomarëve"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Në të gjithë Gazën të martën, sipas mjekëve, u vranë më shumë se 40 palestinezë në sulmet ajrore izraelite.

Shpresat e banorëve të Gazës për armëpushim janë ringjallur pasi Hamasi, javën e kaluar, ka pranuar një pjesë kyçe të një propozimi të SHBA-së për ndaljen e luftimeve.

Ndërmjetësuesit e Katarit dhe të Egjiptit, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, janë duke i vazhduar bisedimet këtë javë në Doha.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG