Ndërlidhjet

Dhjetëra të lënduar në përleshjet e fundit në Jerusalem


Pamje nga përleshjet në Jerusalem. Fotografi nga arkivi.
Pamje nga përleshjet në Jerusalem. Fotografi nga arkivi.

Të paktën 42 njerëz janë lënduar si pasojë e përleshjeve të reja në mes të palestinezëve dhe policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në të premten e fundit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, e cila ka bërë të ditura këto shifra, ka thënë se askush nuk është plagosur seriozisht, mirëpo 22 njerëz janë dërguar në spital.

Policia izraelite ka publikuar pamje që shfaqin burra të rinj duke hedhur gurë në kompkeks në orët e hershme të së premtes.

Zyrtarët kanë arritur në skenën e sulmit në agim.

Në një deklaratë ata kanë thënë se kanë tentuar të ndalin “plaçkitësit dhe shkelësit e ligjit” disa prej të cilëve kanë tentuar të hedhin gurë në Murin Perëndimor, vendin e shenjtë për hebrenjtë, i cili gjendet afër xhamisë Al-Aksa.

Tre njerëz janë arrestuar për shkak të këtyre veprimeve.

Në dy javët e fundit, gati 300 palestinezë janë plagosur si pasojë e përleshjeve në Al-Aksa, vendin e tretë më të shenjtë për myslimanët, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë.

Kjo xhami gjendet në Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e ka pushtuar më 1967 dhe më vonë e ka aneksuar.

Ky veprim nuk njihet nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Tensionet e larta gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit kanë rritur shqetësimet për përshkallëzim të situatës në gjithë Jerusalemin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG