Ndërlidhjet

Dhjetëra rusëve e bjellorusëve u refuzohen vizat për Olimpiadë


Paris
Paris

Franca u refuzoi vizat rreth 100 gazetarëve, terapistëve dhe punonjësve teknikë, që kërkuan të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024, për shkak të shqetësimeve për spiunim.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, për gazetën Le Journal du Dimanche.

Të refuzuarit për këtë arsye përfshijnë shtetas rusë dhe bjellorusë, tha ai.

Lojërat Olimpike, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Darmanin tha se Franca është gjithashtu e shqetësuar për sulmet kibernetike gjatë lojërave.

Përndryshe, ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, si ndëshkim për pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Bjellorusia e ka mbështetur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG