Ndërlidhjet

Shteti Islamik i Afganistanit merr përgjegjësinë për sulmin në xhami


Një sulm në një xhami në Afganistan vret dhjetëra
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:53 0:00

Pamje nga sulmi në një xhami në Afganistan.

Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një xhami në veri të Afganistanit të premten, i cili ka shënjestruar besimtarët myslimanë shiitë, ka thënë një zyrtar policor taliban.

Matiullah Rohani, anëtar i administratës së udhëhequr nga talibanët në Provincën Kunduz, ka konfirmuar se shpërthimi ka qenë sulm vetëvrasës.

Dega e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Afganistan e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, përmes një deklarate të lëshuar në kanalin Telegram, duke thënë se një nga sulmuesit “ka shpërthyer një jelek në mesin e turmës” me besimtarë shiitë, të cilët janë mbledhur brenda xhamisë Gozar-e Sayed Abad, për lutjet e së premtes.

Në deklaratë, sulmuesi është identifikuar si "Muhammad al-Uyguri," çka ka dhënë shenja se ai ka qenë pjesë e minoritetit të ujgurëve të Kinës.

Drejtori për Çështje të Kulturës në Kunduz, Matiullah Rohani, u ka thënë mediave se 46 persona kanë vdekur dhe 143 janë plagosur në sulm.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga zëdhënësi i talibanëve, Bilal Karimi, i cili ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.

Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), kanë histori të gjatë të sulmeve kundër minoritetit shiit mysliman të Afganistanit.

Nëse këto shifra konfirmohen, kjo do të shënojë shifrën më të lartë të viktimave në një sulm, prej largimit të forcave ndërkombëtare nga Afganistani në fund të muajit gusht, dhe prej kur talibanët kanë marrë pushtetin.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se xhamia shiite ka qenë shënjestër dhe një “numër i madh” i besimtarëve janë vrarë dhe janë plagosur.

Ai ka thënë se forcat speciale të talibanëve kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar incidentin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG