Ndërlidhjet

Dhjetëra të arrestuar në Rusi pas homazheve për Navalnyn dhe solidaritetit me Ukrainën


Një grua duke vendosur lule në nderim të Alexei Navalnyt në monumentin për viktimat e shtypjes politike. Moskë, 21 shkurt 2024.
Një grua duke vendosur lule në nderim të Alexei Navalnyt në monumentin për viktimat e shtypjes politike. Moskë, 21 shkurt 2024.

Së paku 32 njerëz u arrestuan në Rusi më 24 shkurt, për shkak se po bënin homazhe për liderin e ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, dhe po e shënonin dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sipas grupit për të drejte njeriut, OVD-Info, ata u arrestuan gjatë përkujtimeve në nëntë qytete ruse.

Njëzet e shtatë nga të arrestuarit kishin vendosur kurora me lule për nder të Navalnyt, i cili vdiq nën rrethana të paqarta më 16 shkurt në një burg të largët rus në Arktik.

Profil: Kush ishte udhëheqësi opozitar rus, Aleksei Navalny?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:07:15 0:00

Dy gra të ushtarëve rusë, të cilat po merrnin pjesë në një tubim të thirrur nga një grup për trajtim më të mirë të rekrutëve, u arrestuan së bashku me tre persona që po protestonin kundër luftës.

Dje u bënë dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

Kjo lufta ka sjellë pasoja shkatërruese për njerëzit në Ukrainë. Sipas të dhënave që publikuan Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar, mbi 10.000 civilë u vranë, në mesin e tyre mbi 560 fëmijë. Shifrat reale, megjithatë, besohet të jenë shumë më të larta.

Autoritetet ruse i kanë shtypur vazhdimisht protestat kundër asaj që Moska e quan “operacion ushtarak” në Ukrainë dhe kanë arrestuar qytetarët që e kanë kundërshtuar luftën e tyre atje.

Ndërkohë, në ditët pas njoftimit për vdekjen e Navalnyt, policia ruse i ka shtypur përpjekjet për ta përkujtuar vdekjen e tij, duke i larguar memorialet e improvizuara për nder të tij në disa qytete ruse, si dhe duke i arrestuar qindra njerëz.

Navalny ka qenë kritiku më i madh i liderit rus për vite të tëra.

Në gusht 2020, Navalny ishte helmuar me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë e kishte fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim.

Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG