Një shtesë e trashë baltake e materies organike, e njohur si mukozë detare, është përhapur në Detin e Marmarasë, në Turqi, duke rrezikuar jetën detare dhe industrinë e peshkimit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Deti i Marmarasë bëhet zhul

9
Sipas shkencëtarëve, reduktimi i nitrogjenit në det do të rikthejë gjendjen e ujit në nivelin e mëparshëm.

10
Shkencëtarët vlerësojnë se ndryshimet klimatike dhe ndotja kanë kontribuar në shtimin e materies organike, e cila përmban një llojllojshmëri mikroorganizmash dhe shumohet kur ujërat e zeza rrjedhin në det.

11
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka fajësuar mostrajtimin e ujit në qytete, përfshirë Stambollin, ku jetojnë 16 milionë njerëz, për problemin në Detin e Marmarasë.

12
Ministri turk i Mjedisit ka thënë se Turqia do t'i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm brenda tre vjetësh.