Ndërlidhjet

Kina do të dërgojë përfaqësuesin e posaçëm për vizitë në Ukrainë e Rusi


Presidenti kinez Xi Jinping
Presidenti kinez Xi Jinping

Kina do të dërgojë përfaqësuesin e saj të posaçëm për çështjet euro-aziatike në Ukrainë e Rusi dhe vende të tjera evropiane nga 15 maji, për të për të promovuar bisedimet e paqes, tha të premten Ministria e Jashtme kineze.

"Vizita e një përfaqësuesi kinez është një manifestim i përkushtimit të Kinës për të promovuar bisedimet e paqes", tha në një konferencë për mediat zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin.

Presidenti kinez Xi Jinping foli me telefon me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky muajin e kaluar, ku tha se Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm në Ukrainë dhe do të zhvillojë bisedime me të gjitha palët që kërkojnë paqe.

Li Hui (majtas) takohet me zyrtarët në Kirgistan në vitin 2021.
Li Hui (majtas) takohet me zyrtarët në Kirgistan në vitin 2021.

Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi Zelenskyt, sipas raporteve të medias shtetërore kineze.

Li Hui, ambasadori i Kinës në Rusi nga viti 2009 në 2019, është diplomati kinez i rangut më të lartë që viziton Ukrainën që nga pushtimi i Moskës vitin e kaluar.

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme, Pekini në muajt e fundit ka kërkuar të pozicionohet si një ndërmjetës me një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizave në botë.

Por, teksa Kina thotë se është një palë neutrale në luftën në Ukrainë, ajo është kritikuar për refuzimin e dënimit të Moskës për pushtimin e vendit.

Pavarësisht thirrjeve të Kinës për paqe, ajo është rreshtuar kryesisht me qëndrimin e Rusisë, e cila fajëson NATO-n për kërcënimin e vendit për shkak të ambicieve për t’u zgjeruar drejt lindjes dhe aleatët perëndimorë të Ukrainës për nxitjen e konfliktit duke siguruar tanke dhe raketa.

Aleatët perëndimorë i kanë parë me skepticizëm përpjekjet e Kinës për të ndërmjetësuar bisedime për paqe në Ukrainë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG