Ndërlidhjet

Dëmet e luftës në Ukrainë, parë nga ajri dhe nga toka

Imazhet më të fundit satelitore të marra në ditën e parë të pushtimit masiv të Ukrainës nga Rusia, tregojnë dëme dhe shkatërrime të aeroporteve dhe infrastrukturës ushtarake të Ukrainës, të shkaktuara nga sulmet ajrore ose sulmet me raketa.

Fotot zbulojnë, gjithashtu, lëvizjen e forcave ruse në vend më 24 shkurt. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, fotografoi gjithashtu dëmtimin e pajisjeve ushtarake ruse, duke përfshirë lëshuesit e raketave Grad pranë Kharkivit, Ukrainë, më 25 shkurt.

XS
SM
MD
LG