Ndërlidhjet

Degradimi i Brezovicës

Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.

Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.

Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.

Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.

(Përgatiti: Trim Haliti)

Shfaq më shumë

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG