Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Deçani nderon viktimat e sulmit në Gllogjan
![Qytetarët në Komunën e Deçanit u mblodhën më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po bartte nxënës nga Gjakova në Deçan. ](https://gdb.rferl.org/05320000-0a00-0242-12da-08d9b1bb278b_w1024_q10_s.jpg)
1
Qytetarët në Komunën e Deçanit u mblodhën më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po bartte nxënës nga Gjakova në Deçan.
![Në sulmin me armë zjarri, që ndodhi në orët e mbrëmjes së 26 nëntorit, u vra një shofer dhe dy nxënës. ](https://gdb.rferl.org/00ef0000-0a00-0242-26fc-08d9b1baf6db_w1024_q10_s.jpg)
2
Në sulmin me armë zjarri, që ndodhi në orët e mbrëmjes së 26 nëntorit, u vra një shofer dhe dy nxënës.
![Autoritetet e rendit në Kosovë ende nuk kanë arrestuar ndonjë të dyshuar për sulmin në Gllogjan të Deçanit. ](https://gdb.rferl.org/05320000-0a00-0242-d5c0-08d9b1baf78f_w1024_q10_s.jpg)
3
Autoritetet e rendit në Kosovë ende nuk kanë arrestuar ndonjë të dyshuar për sulmin në Gllogjan të Deçanit.
![Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista lidhur me ngjarjen në Gllogjan. ](https://gdb.rferl.org/05320000-0a00-0242-7080-08d9b1bbf908_w1024_q10_s.jpg)
4
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista lidhur me ngjarjen në Gllogjan.