Ndërlidhjet

Paralajmërohen dëbime masive të imigrantëve nga SHBA-ja


Një kamion me migrantë nga Hondurasi (pjesë e karvanit), që është nisur nga Meksika drejt SHBA-së. 30 tetor, 2018
Një kamion me migrantë nga Hondurasi (pjesë e karvanit), që është nisur nga Meksika drejt SHBA-së. 30 tetor, 2018

Autoritetet amerikane do të nisin të shtunën arrestimin e së paku 2,000 familjeve imigrante në Shtetet e Bashkuara, që do të mund të dëbohen.

Një operacion i tillë mbarëkombëtar u paralajmërua nga presidenti Donald Trump qysh më 17 qershor, por ai u shty për shkak të mospajtimeve brenda administratës, raporton gazeta New York Times.

Agjencia e Imigrimit dhe Doganave tha se nuk do të ofrojë detaje specifike që lidhen me operacionin e ardhshëm, por theksoi se “të gjithë ata që shkelin ligjet e imigrimit mund të jenë subjekt i ndalimit, arrestimit ose largimit nga Shtetet e Bashkuara”.

Operacioni do të ketë në shënjestër rreth 2,000 familje, rastet e të cilave u përshpejtuan në një gjykatë të posaçme dhe rezultuan me urdhra të dëbimit, raporton New York Times.

Mbështetësit e të drejtave të imigrantëve shprehën zemërim mbi bastisjet e planifikuara në dhjetë qytete të mëdha.

Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, megjithëse është e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo imigrantë me histori kriminale.

Trump e ka bërë trajtimin e imigrimit të paligjshëm prioritet të administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave migrante për qëllime politike.

Sipas disa analistëve, Trump, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, dëshiron t’iu dëshmojë mbështetësve të tij se ai pkriza me migrante ne shbao e trajton imigrimin e paligjshëm – një objektiv politik i administratës së tij.

“Trump është gjithnjë e më shumë i zemëruar nga imigrimi i paligjshëm dhe dëshiron të rrisë numrin e njerëzve të dëbuar”, shkruan gazeta Wall Street Journal.

Administrata e Trumpit është përballur me një numër rekord të familjeve imigrante që kalojnë kufirin ilegalisht.

Që nga tetori, më shumë se 320,000 njerëz kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufijtë e Shteteve të Bashkuara.

Shumica e tyre janë nga Guatemala, Hondurasi dhe Salvadori dhe ata kanë ikur nga dhuna, korrupsioni, varfëria dhe uria, shkruan Wall Street Journal.

Llos Angjelles, Çikago, Baltimor dhe Majami janë në mesin e dhjetë qyteteve ku do të zhvillohen bastisjet.

Zyrtarët thane se kur është e mundur, familjet e arrestuara migrante do të qëndrojnë së bashku në qendrat e paraburgimit në Teksas dhe Pensilvani. Disa mund të qëndrojnë në dhoma hotelesh, për shkak të kufizimeve hapësinore, derisa të rregullohen dokumentet e udhëtimit.

Fushëveprimi i operacionit do të jetë më pak ambicioz sesa paralajmërimet fillestare të Trumpit.

Më 17 qershor, ai ka thënë se zyrtarët së shpejti do të "fillojnë procesin e largimit të miliona të huajve të paligjshëm, që kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara".

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, demokratja Nancy Pelosi, e cilësoi operacionin si “të pashpirt”.

Përgatiti: Valona Tela

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG