Ndërlidhjet

Danimarka dërgon pajisje ushtarake në Kiev para ofensivës së pranverës


Ushtria e Ukrainës brenda një llogore në front të luftës.
Ushtria e Ukrainës brenda një llogore në front të luftës.

Danimarka po i jep Ukrainës një paketë pajisjesh ushtarake përderisa Kievi po përgatit një ofensivë për të rimarrë tokën e pushtuar nga Rusia.

Paketa, me vlerë 1.7 miliardë korona daneze (250 milionë dollarë), përfshin automjete të çminimit , municione dhe para për prokurimin e pajisjeve të mbrojtjes ajrore, sipas Ministrisë Daneze të Mbrojtjes.

Paketa synon të forcojë aftësinë e Ukrainës për të kryer një ofensivë në muajt e ardhshëm, tha ministria në deklaratën e saj.

Kjo është paketa më e madhe që i është dhënë Ukrainës nga një anëtar skandinav i BE-së që nga fillimi i luftës.

Danimarka e ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën, duke ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare që kur Kremlini nisi pushtimin e tij të plotë në shkurt 2022.

Danimarka gjithashtu planifikon t'i ofrojë NATO-s një batalion me 700 deri në 1.200 ushtarë për të mbrojtur shtetet baltike nga mesi i vitit 2024, thanë përfaqësues të qeverisë daneze.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG