Ndërlidhjet

Çmimet për pushime mund të rriten gjatë verës


Ilustrim.
Ilustrim.

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë Booking, Glenn Fogel.

Ai ka thënë për BBC-në se çmimet për pushime “veçse kanë nisur të rriten”.

Shumë kompani ajrore kanë zvogëluar në masë të madhe numrin e fluturimeve që kryejnë, për shkak të kufizimeve në udhëtim nga pandemia.

Pavarësisht kërkesës së madhe, paqartësitë vazhdojnë t’ua vështirësojnë planifikimin kompanive, ashtu që të rrisin numrin e fluturimeve, ka thënë ai.

“Ka kërkesë të madhe. Secili dëshiron të udhëtojë, mirëpo të gjithë ne duam që këtë ta bëjmë në mënyrë të sigurt”, ka thënë Fogel.

John Grant, analist i aviacionit është pajtuar se kjo gjë do të ketë ndikim të konsiderueshëm në udhëtime, ndërkohë që kufizimet hiqen.

“Alegoritmat e kompanive ajrore do ta vërejnë rritjen e kërkesës dhe çmimet do të rriten në përputhje me kërkesën”.

Mungesa e qartësisë rreth asaj se si do ta njohin qeveritë vaksinimin dhe statusin e testimit nga shtetet tjera, është duke shqetësuar industrinë e udhëtimit, e cila është dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG