Çfarë ka thënë Biden se do të bëjë në ditët e para si president?
- Do ta anulojë vendimin e presidentit në largim, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.
- Do ta tërheqë lejen presidenciale të dhënë për tubacionin Keystone XL, i cili kundërshtohet nga ambientalistët dhe grupet e amerikanëve vendas.
- Do t'i revokojë politikat e Trumpit për imigracionin dhe shpalljen e gjendjes emergjente, që ka ndihmuar në financimin e ndërtimit të një muri në kufi me Meksikën.
- Do ta bëjë të detyrueshme maskën dhe distancimin social për punonjësit federalë dhe në ndërtesat federale.
- Do t’i japë fund ndalesës së udhëtimit për vizitorët nga disa vende, kryesisht myslimane.
Ceremonia e inaugurimit përmes fotografive
Biden arrin në Kongres
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, dhe zonja e parë, Jill, kanë arritur në ndërtesën e Kongresit amerikan në Uashington.
Bashkë me ta ka arritur edhe nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, me bashkëshortin e saj.
Ata do të bëjnë betimin në mesditë, sipas kohës lokale.
Donald dhe Melania Trump duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë
Presidenti në largim është i pari në 152 vjet që nuk merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Trump nuk e ka pranuar kurrë publikisht humbjen në zgjedhje.