Ndërlidhjet

Një burrë dënohet me burgim për sulm ndaj kryeministres daneze


Flamuri danez pranë Gjykatës së Kopenhagës në qendër të Kopenhagës, Danimarkë, 6 gusht 2024.
Flamuri danez pranë Gjykatës së Kopenhagës në qendër të Kopenhagës, Danimarkë, 6 gusht 2024.

Një burrë polak është dënuar me katër muaj burgim të mërkurën, pasi u shpall fajtor se e goditi me grusht kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, derisa ajo po ecte në një shesh të Kopenhagë në qershor.

Ai u shpall fajtor për akuzat për sulm kundër shërbyesit civilit dhe u dënua me burgim. Pas vuajtjes së dënimit, ai do të dëbohet nga Danimarka dhe do ta ketë ta ndaluar hyrjen në vendin nordik për gjashtë vjet, tha gjykata.

Ai e grushtoi Frederiksenin pasi e takoi rastësisht derisa ajo po ecte në një shesh publik.

“I pandehuri e goditi kryeministren me grusht në krahun e djathtë, duke ia humbur baraspeshën kryeministres”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ai e pranoi dënimin me burgim, sipas gjykatës.

Sulmi, i cili ndodhi dy ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, i shkaktoi Frederiksenit lëndim në qafë dhe e detyroi atë t’i anulojë disa angazhime pune.

Frederiksen kishte thënë asokohe se ishte tronditur nga ai incident.

I pandehuri i tha gjykatës të martën se e kishte njohur Frederiksenin, por e mohoi se e kishte prekur, sipas gjykatës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG