Ndërlidhjet

Gjermania dënon 5 persona për grabitje stolish me vlerë 100 milionë euro


Një nga të pandehurit arrin në sallën e gjyqit të Gjykatës së Lartë Rajonale përpara vendimit për grabitjen e bizhuterive në muzeun Green Vault në Pallatin Mbretëror të Dresdenit, Gjermani më 16 maj 2023.
Një nga të pandehurit arrin në sallën e gjyqit të Gjykatës së Lartë Rajonale përpara vendimit për grabitjen e bizhuterive në muzeun Green Vault në Pallatin Mbretëror të Dresdenit, Gjermani më 16 maj 2023.

Një gjykatë gjermane dënoi të martën pesë burra për vjedhjen e bizhuterive të shekullit të 18-të me vlerë më shumë se 100 milionë euro nga një muze në qytetin e Dresdenit, në vitin 2019.

Ata u dënuan me burgim nga katër vjet e katër muaj dhe gjashtë vjet e tre muaj, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa. Një i pandehur u shpall i pafajshëm.

Gjykata shtetërore e Dresdenit vendosi se pesë burrat – të moshës 24 deri në 29 vjeç – ishin përgjegjës për vjedhjen në Muzeun Green Vault të qytetit gjerman më 25 nëntor të vitit 2019 dhe vjedhjen e 21 bizhuterive që përmbanin më shumë se 4,300 diamante, me një vlerë totale të prej të paktën 113.8 milionë eurosh.

Një nga bizhuteritë e vjedhura më 25 nëntor 2019
Një nga bizhuteritë e vjedhura më 25 nëntor 2019

Zyrtarët thanë në atë kohë se bizhuteritë e marra përfshinin një karficë (brosh) të madhe diamanti dhe një epoletë të punuar me diamante (shenjë që vendoset mbi supe në uniformën ushtarake).

Ata janë dënuar për shkaktim të lëndimeve trupore, vjedhje me armë, dëmtim të pronës dhe zjarrvënie me dashje.

Burrat ndezën një zjarr për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike në dritat e rrugëve jashtë muzeut dhe gjithashtu i vunë flakën një makine në një garazh aty pranë përpara se të iknin për në Berlin.

Ata u kapën disa muaj më vonë në bastisje në Berlin.

Në janar, pati një marrëveshje për pranimin e fajësisë midis mbrojtjes, prokurorisë dhe gjykatës pasi shumica e bizhuterive të vjedhura u kthyen.

Muzeu Green Vault
Muzeu Green Vault

Marrëveshja për pranimin e fajësisë ishte rënë dakord nga katër të pandehur, të cilët më pas pranuan përfshirjen e tyre në krim përmes avokatëve të tyre.

Shteti gjerman i Saksonisë, ku ndodhet Dresdeni, kishte kërkuar dëmshpërblim prej gati 89 milionë eurosh në gjykatë - për pjesët që u kthyen të dëmtuara, për ato që ende mungonin dhe për riparimet e vitrinave të shkatërruara dhe dëmet tjera ndaj ndërtesës së muzeut.

Green Vault është një nga muzetë më të vjetër në botë. Ai u themelua në vitin 1723 dhe përmban thesarin e Augustit të Fortë të Saksonisë, që përfshin rreth 4,000 objekte floriri, gurë të çmuar dhe materiale të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG