Ndërlidhjet

Britania: Rusia do që të mbajë referendum në territoret e pushtuara në Ukrainë


Një kamion i ushtrisë ruse duke kaluar nëpër një fshat në Herson të Ukrainës. 26 korrik 2022.
Një kamion i ushtrisë ruse duke kaluar nëpër një fshat në Herson të Ukrainës. 26 korrik 2022.

Autoritetet e instaluara nga Rusia në territoret e pushtuara së fundmi në jug të Ukrainës janë nën presionin e Moskës dhe ka të ngjarë që po përgatiten të mbajnë referendum për t’iu bashkuar Rusisë më vonë gjatë këtij viti.

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe të publikuar më 30 korrik.

“Autoritetet lokale ka të ngjarë të detyrojnë popullsinë lokale që të zbulojnë detaje personale në mënyrë që të hartojë regjistrat e votimit”, u tha në përditësimin e rregullt të inteligjencës britanike lidhur me luftën në Ukrainë.

Në njoftim thuhet se Rusia i klasifikon zonat e pushtuara si zona nën “administrim të përkohshëm civilo-ushtarak”.

Muajin e kaluar, administrata ushtarake e instaluar nga Moska në qytetin ukrainas të Hersonit, tha se po përgatitet që të mbajë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

Herson, një qytet-port në Detin e Zi, është nën kontrollin e plotë rus që prej fillimit të marsit apo pak javë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Më 2014, Rusia jashtëligjshëm aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë, pas një referendumi, rezultatet e të cilit gjerësisht u panë si të falsifikuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG