Ndërlidhjet

Britania: Rusia po përpiqet të shtojë forcat e armatosura me ish-ushtarë


Një tank rus rrugëve të Kievit, Ukrainë.
Një tank rus rrugëve të Kievit, Ukrainë.

Rusia po përpiqet të kompensojë humbjet e trupave në Ukrainë me ndihmën e ish-personelit ushtarak, sipas inteligjencës britanike.

Forcat ruse po kërkojnë të rrisin nivelet e tyre të trupave me personel që është shkarkuar nga shërbimi ushtarak që nga viti 2012, tha të dielën Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të rregullt të inteligjencës.

Përpjekjet për të fituar më shumë fuqi luftarake përfshijnë përpjekjen për të rekrutuar forca në separatistët rusë.

Është e paqartë se sa ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov, pranoi të enjten se Rusia kishte pësuar një numër "të konsiderueshëm" të humbjeve në ushtarë.

Në Perëndim, sipas BBC-së, supozohet se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani.

Megjithatë, guvernatori i rajonit të sulmuar, Luhansk supozon se rusët së shpejti do të nisin një ofensivë të madhe në Ukrainën lindore .

“Është çështje ditësh”, tha Serhiy Hajday për gazetën italiane, Corriere della Sera.

"Ata po ripozicionohen në kufi dhe vazhdojnë të na bombardojnë. Ata nuk e njohin më moralin: ata rrafshojnë spitalet, shkollat dhe shtëpitë", tha ai.

Separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar rajonet juglindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, i njohur kolektivisht si Donbas, për gati tetë vjet.

Putini njohu "republikat popullore" të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donetskut si shtete të pavarura pak përpara se të pushtonte Ukrainën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG