Ndërlidhjet

Britania mbështetë lehtësimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO


Fotografi ilustruese. Një ushtar ukrainas shihet duke bartur një dron.
Fotografi ilustruese. Një ushtar ukrainas shihet duke bartur një dron.

Ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, tha se NATO-ja duhet të shikojë mundësinë e anashkalimit të kërkesës për Planin e Veprimit të Anëtarësimit të Ukrainës.

Çdo lëvizje për të hequr ose anashkaluar këtë kërkesë mund ta përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Ky plan i veprimit është krijuar për të ndihmuar kandidatët të përmbushin disa kritere politike, ekonomike dhe ushtarake para se të bëhen anëtarë të NATO-s.

"Unë mendoj se duhet të shikojmë absolutisht anashkalimin e Planit të Veprimit të Anëtarësimit", tha Wallace, në një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me homologun e tij kanadez në Londër.

"Por sigurisht, ne duhet të vendosim njëfarë realizmi në këtë hapësirë që ka 31 anëtarë të NATO-s tani dhe, e dini, ne duhet të lëvizim të gjithë së bashku", tha Wallace.

Wallace tha se ai nuk mund të garantonte marrëveshje për atë hap përpara samitit të NATO-s që mbahet muajin e ardhshëm në Lituani, por tha se mund të ishte e mundur të hiqen pengesat e tjera për anëtarësimin e Ukrainës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG