Ndërlidhjet

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja


Kryerja e kontrolleve në Aeroportin Heathrow të Londrës.
Kryerja e kontrolleve në Aeroportin Heathrow të Londrës.

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG