Ndërlidhjet

Britania do t’i mbajë asetet ruse të ngrira derisa të kompensohet Ukraina


Protestë në Londër kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Fotografi nga arkivi.
Protestë në Londër kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Fotografi nga arkivi.

Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të ashpërsuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë.

Ajo e ka prezantuar një legjislacion për t’i mbajtur asetet e Moskës të ngrira, derisa kjo e fundit të pajtohet për ta kompensuar Ukrainën.

Qeveria ka thënë, po ashtu, se do të krijohet një sistem i ri, ashtu që asetet e ngrira të dhurohen për rindërtim të Ukrainës.

Këto plane janë bërë të ditura teksa Britania përgatitet për të qenë nikoqire e një konference për rindërtim të Ukrainës, javën tjetër.

Në fokus do të jetë rritja e mbështetjes ndërkombëtare për rindërtim të Ukrainës nga lufta, dhe sesi sektori privat do të mund të përfshihet në rindërtim.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë - në shkurt të vitit 2022 - Britania ka ngrirë asete në vlerë të më shumë se 23 miliardë dollarëve dhe i ka sanksionuar mbi 1.550 individë rusë.

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka thënë se rindërtimi i Ukrainës duhet të bëhet shpejt dhe se masat e reja “do të sigurojnë që Rusia të paguajë për riparim të shtetit që e ka sulmuar”.

Sipas kalkulimeve të Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Evropian, besohet se për rindërtim të Ukrainës do të duhen më shumë se 400 miliardë dollarë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG