"Sillni të paktën dy kocka dhe varrosni, që të dihet se fëmija im ka jetuar"
Në Qendrën Përkujtimore në Potoçari, më 11 korrik, 30 familje do t’i varrosin eshtrat e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Trupat e pakompletuar u gjetën në disa varreza, të cilat pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska i gërmuan disa herë dhe i zhvendosën kufomat për të mbuluar gjurmët e krimit. Derisa disa pranojnë të varrosin të paktën një kockë, të tjerët presin. Ata shpresojnë që eshtrat qëndrojnë të fshehura në mesin e më shumë se një mijë viktimave të gjenocidit që nuk janë gjetur ende. (Përgatitën: Bekim Bislimi, Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)