Ndërlidhjet

Komshiq e uron Osmanin për përvjetorin e pavarësisë


Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq.
Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq.

Kryesuesi kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, i ka dërguar një urim presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për përvjetorin e 14-të të pavarësisë së Kosovës, që shënohet më 17 shkurt.

Në urimin e tij, Komshiq tha se Bosnja e Hercegovina dhe Kosova ndajnë prioritete strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian.

Ai theksoi se ky qëllim arrihet vetëm duke bashkëpunuar me partnerët që ndajnë të njëjtat vlera.

“I inkurajuar dhe i gëzuar për përmirësimin e raporteve e dy shteteve tona mike, ne jemi të bindur se bashkëpunimi ekonomik, politik dhe çdolloj bashkëpunimi tjetër, por edhe raportet miqësore midis Bosnje e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës do të jenë të një rëndësie të posaçme për qytetarët e shteteve tona në një të ardhme të afërt”, ka thënë Komshiq.

Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, që është shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Presidenca trepalëshe e Bosnjës është përgjegjëse për politikën e jashtme. Kjo presidencë ka votuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës për herë të parë në mesin e shtatorit të vitit 2020. Por, anëtari serb i kësaj presidence, Millorad Dodik, votoi kundër njohjes së Kosovës, ndërkaq dy anëtarët e tjetër, Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq nga komuniteti boshnjak, votuan për.

Që një vendim të merret nga Presidenca trepalëshe, kërkohet që të ketë votë unanime.

Megjithatë, Bosnja njeh pasaportat e Kosovës si dokumente valide, por qytetarët e Kosovës që duan të hyjnë në këtë shtet, u kërkohet të pajisen me viza. Më 2014, Kosova vendosi masa reciproke sa i përket regjimit të vizave me Bosnjën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG