Ndërlidhjet

Borrell: Rritja e normës së interesit në SHBA rrit rrezikun për recesion


Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara është duke ndikuar në rritje globale të çmimeve, në kohën e krizës ushqimore dhe luftës në Ukrainë, duke i prezantuar botës “stuhinë perfekte”, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Të gjithë po nguten për rritje të normave të interesit – kjo gjë po shtyn botën drejt recesionit”, ka parashikuar Borrell në një takim me ambasadorët e bllokut evropian.

Rritja e vlerës së dollarit amerikan është duke i bërë çmimet e produkteve bazë në shtete tjera gati të përballueshme, përveç nëse bankat qendrore ndjekin shembullin e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara, ka sqaruar ai.

Eurozona veçse është duke luftuar rritjen e normës së interesit për të ulur nivelin e inflacionit.

Ndonëse çështjet financiare nuk janë kompetencë e Borrellit, ai ka diskutuar për këtë problem kur ka përmendur krizën e rëndë për ushqime që ka prekur Afrikën dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.

“Frikësohem se jemi vetëm në fillim, që kriza ushqimore vetëm sa do të përkeqësohet në disa pjesë të botës”, ka thënë ai.

Vetë bota është bërë më “garuese”, ka theksur ai, duke përmendur thellimin e rivalitetit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

“Gjithçka po bëhet armë: energjia, investimet, informacioni, migrimi, të dhënat”.

Sipas tij bota po goditet nga “prirjet autoritare”, sidomos në Kinë dhe Rusi.

Borrell ka thënë po ashtu se BE-ja ka vepruar me mençuri dhe vendosmëri kundër Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe se një qasje e tillë është e nevojshme në më shumë qarqe diplomatike.

“Reagoni. Merrni më shumë iniciativë. Bëhuni gati për guxim”, u ka bërë ai thirrje ambasadorëve, duke përmendur më shumë “vendime që thyejnë tabu”, sa u përket qëndrimeve për luftën në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG