Ndërlidhjet

Reshjet e borës shkaktojnë anulimin e fluturimeve në Gjermani


Tabela e fluturimeve që shfaq anulimin e fluturimeve në aeroportin në Frankfurt. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Tabela e fluturimeve që shfaq anulimin e fluturimeve në aeroportin në Frankfurt. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Reshjet e dendura të borës dhe ato të shiut në mbarë Gjermaninë më 17 janar kanë shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe linjave të transportit me trena, si dhe mbylljen e shkollave.

Në aeroportin e Frankfurtit – që është aeroporti më i madh në Gjermani – mbi 500 fluturime janë anuluar. Ndërkaq, në Munih mbi 250 fluturime që pritej të ateronin dhe të niseshin, po ashtu u anuluan.

Aeroporti Saarbruecken në perëndim të Gjermanisë u mbyll, përderisa aeroportet në Dyseldorf dhe Koln, po ashtu janë prekur nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve.

Era që fryn bart borën mbi një rrugë në rajonin Taunus pranë Frankfurtit, Gjermani, 15 janar 2024.
Era që fryn bart borën mbi një rrugë në rajonin Taunus pranë Frankfurtit, Gjermani, 15 janar 2024.

Operatori kombëtar i trenave, Deutsche Bahn, ka anuluar disa udhëtime në distancë të gjatë dhe ka njoftuar se maksimumi i shpejtësisë së trenave të tij të shpejtë do të kufizohet deri në 200 kilometra në orë për shkak të motit ekstrem.

Reshjet e shiut në mbarë Gjermaninë perëndimore dhe jugore po ashtu kanë shkaktuar ngrirjen e rrugëve, gjë që ka rezultuar me shumë aksidente rrugore mëngjesin e së mërkurës. Si masë parandaluese, shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, ndërkaq disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë që të punojnë nga shtëpia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG