Ndërlidhjet

Bolivia angazhon mijëra policë për ta kapur bosin e drogës


Sebastian Marcet (në të djathtë)
Sebastian Marcet (në të djathtë)

Bolivia e ka nisur një operacion shumë të madh policor në përpjekje për ta kapur Sebastian Marcet, bosin e dyshuar të drogës, i cili kërkohet nga autoritetet e vendit të tij Uruguai, si dhe nga Paraguai dhe Brazili.

Marset kërkohet edhe nga autoritetet amerikane dhe nga Agjencia Ndërkombëtare Policore (Interpol).

Emri i tij lidhet me vrasjen e prokurorit anti-mafia në Paraguai, Marcelo Pecci, në Kolumbi. Marset është ndër organizatorët e atij krimi.

Autoritetet në Bolivi thanë se që nga e shtuna janë kryer një seri kërkimesh në lindje të vendit dhe në kufirin mes Brazilit dhe Paraguait.

Më shumë se 2.250 oficerë policorë dhe 144 automjete janë mobilizuar për ta kapur Marsetin.

Gjatë kërkimeve janë arrestuar 12 persona, sipas autoriteteve boliviane.

Marseti u fut në Bolivi në shtator të vitit të kaluar, ku kreu aktivitete të ndryshme sociale, përfshirë rastin kur u shfaq si pronar i një klubi të kategorisë së dytë në atë rajon.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG