Serbët bllokojnë rrugët në Rudarë
Në Rudarë të Zveçanit, serbët lokalë kanë nisur të bllokojnë rrugët me kamionë dhe makineri tjetër të rëndë. Bllokada raportohen edhe në pjesë të tjera në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Këto veprime vijnë një ditë para se të nisë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës: për riregjistrimin e makinave me targa serbe dhe për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.