Ndërlidhjet

Bletarët në hall me motin

Moti me shi dhe temperaturat e ulëta kanë goditur rëndë bletarët në Kosovë. Maliq Koskoviku, bletar nga Prishtina, megjithatë nuk është dorëzuar dhe është detyruar që të shpenzojë para shtesë për të mbajtur gjallë 270 kosheret me bletë që i ka. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ka dërguar kërkesa për ndihmë në Komunën e Prishtinës dhe në autoritetet qendrore.

Megjithatë, ai ende është në pritje të ndihmës. Për një koshere me bletë, ai thotë se ka 100 euro shpenzime. Por, Kosoviku thotë se do të vazhdojë të mbajë bletë, pavarësisht situatës aktuale, siç thotë ai “katastrofale”, pasi kjo është puna e tij primare.


16x9 Image

Rrahman Osmani

Rrahman Osmani është operator i studios në byronë në Prishtinë të Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG