Ndërlidhjet

Lukashenka: Ndoshta i kemi ndihmuar migrantët që të futen në BE


Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.
Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Lideri autoritar bjellorus tha për BBC se është “absolutisht e mundshme” që forcat e tij të kenë ndihmuar migrantët që të kalojnë për në Poloni, por mohoi se migrantët ishin ftuar në Bjellorusi.

“Mendoj se është absolutisht e mundshme. Ne jemi sllavë, kemi zemra. Trupat tona e dinë se migrantët po shkojnë në Gjermani”, tha Alyaksandr Lukashenka.

“Ndoshta dikush i ka ndihmuar ata. Unë as që do të merrem me këtë punë”, shtoi ai.

Megjithatë, Lukashenka mohoi se ka ftuar mijëra migrantë për të provokuar një krizë në kufi.

“Ju thashë atyre që unë nuk do t’i ndaloj migrantët në kufi, t’i mbaj ata në kufi dhe nëse ata vazhdojnë të vijnë, unë nuk do t’i ndaloj sepse ata nuk po vijnë në shtetin tim, por në shtetin tuaj”, tha Lukashenka.

“Por, nuk i ftova ata. Dhe të jem i sinqertë, unë nuk dua që ata të kalojnë nëpër Bjellorusi”, shtoi lideri autoritar.

Bjellorusia i strehon emigrantët pas shkallëzimit të krizës kufitare
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00

Lukashenka ka qenë në pushtet në Bjellorusi që prej vitit 1994, por rizgjedhja e tij si president në gushtin e vitit të kaluar nuk është pranuar nga Perëndimi, pasi zgjedhjet janë parë si të manipuluara.

Ai është akuzuar nga Bashkimi Evropian se ka orkestruar krizën në kufi me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë si shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë për shkak të shtypjes së protestave opozitare, që janë mbajtur pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit të kaluar.

Mijëra protestues dhe aktivistë opozitarë janë ndaluar dhe liderja opozitare, Svetlana Tikhanovskaya është detyruar të largohet nga Bjellorusia, pasi tha se fitoi zgjedhjet.

Të paktën 2,000 migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, ngritën kampe në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë deri këtë javë, kur u vendosën në një depo në afrësi. Vlerësohet se 5,000 migrantë janë ende në Bjellorusi, ehe pse qindra janë larguar drejt Irakut.

Zyrtarët e BE-së e kanë akuzuar lideri autoritar bjellorus për “qasje jonjerëzore të stilit të bandave” sa i përket situatës në kufi, duke thënë se ai u ka premtuar migratëve se do ta kenë të lehtë të hyjnë në Poloni dhe qëllimin e ka pasur që ta destabilizojë BE-në.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG