Ndërlidhjet

Lajçak bisedon me Kurtin e Vuçiqin për hapat e ardhshëm në dialog


Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “hapat e ardhshëm” në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimet u zhvilluan në margjina të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

“Kam zhvilluar dy takime të ndara, të rëndësishme dhe substanciale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Lajçak në Twitter.

Ai nuk dha më shumë detaje.

Kurti tha se me Lajçakun ka biseduar edhe për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor dhe shtoi se procesi i zgjerimit të BE-së "nuk ka alternativë".

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në korrik, por pa shënuar ndonjë përparim në bisedime.

Një takim i ri midis tyre është paralajmëruar për këtë muaj, por data nuk është caktuar ende.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG