Ndërlidhjet

Biden thotë se 74 amerikanë janë larguar nga Gaza


Të huajt dhe personat me dyshtetësi duke pritur në pikëkalimit kufitar mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, Rafah, 2 nëntor 2023.
Të huajt dhe personat me dyshtetësi duke pritur në pikëkalimit kufitar mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, Rafah, 2 nëntor 2023.

Shtetet e Bashkuara ia kanë dalë t’i largojnë nga Rripi i Gazës 74 amerikanë me dyshtetësi, tha të enjten presidenti amerikan, Joe Biden, një ditë pasi nisi evakuimi nga Gaza përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah.

“Lajm i mirë, ne i nxorëm sot [nga Gaza] 74 amerikanë me dyshtetësi”, tha presidenti Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Biden kishte thënë se qytetarët amerikanë do të mundë të fillonin të largoheshin nga Gaza të mërkurën.

Qindra të huaj, palestinezë e të lënduar rëndë largohen nga Gaza
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

Gaza, një vend i vogël mesdhetar, po përballet me bombardime të pareshtura izraelite prej se grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulme në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor, ku i vrau mbi 1.400 njerëz dhe i mori mbi 240 pengje për në Gazë.

Hollësi shtesë se kush kishte mundësi të largohej nga Gaza dhe kur nuk u bënë publike.

Bideni e përkrah fuqishëm Izraelin – të cilin e vizitoi muajin e kaluar pas sulmeve – por e ka ndryshuar reagimin në javët e fundit, duke e parë përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe rritjen e numrit të civilëve të vrarë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se më shumë se 9.000 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite në enklavën me 2.3 milionë banorë prej 7 tetorit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG