Ndërlidhjet

Beteja e inteligjencës artificiale, Google shpreson që Bard do ta tejkalojë ChatGPT-në e Microsoft-it


Mjeti i shkrimit shpjegues me AI ChatGPT
Mjeti i shkrimit shpjegues me AI ChatGPT

Google po përgatitet për një betejë të zgjuarsisë në fushën e inteligjencës artificiale me atë që njihet si "Bard", një shërbim bisedor që fillimisht synonte të kundërshtonte popullaritetin e mjetit ChatGPT të Microsoft-it.

Sipas një postimi në blogun e së hënës nga shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai, Bard fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm për një grup "testuesish të besuar" përpara se të publikohet më vonë këtë vit.

Chatbot-i i Google është krijuar për të shpjeguar tema komplekse si zbulimet e hapësirës së jashtme në terma që edhe një fëmijë mund t'i kuptojë.

Chatgpt, aplikacioni që po e "frikëson edhe Google-in"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:23:36 0:00

Ai, gjithashtu, pretendon se shërbimi do të kryejë detyra më të zakonshme, të tilla si ofrimi i këshillave për planifikimin e festës ose sugjerimet e drekës bazuar në ushqimin që ka mbetur në frigorifer. Pichai nuk tha në postimin e tij nëse Bard do të jetë në gjendje të shkruajë prozë në stilin e William Shakespearet, dramaturgut, emri i të cilit thuhet se inspiroi emrin e këtij shërbimi.

"Bard mund të jetë një mundësi për kreativitet dhe një pikënisje për kuriozitet", shkroi Pichai.

Google njoftoi për “ekzistencën” e Bard-it më pak se dy javë pasi Microsoft zbuloi se po investon miliarda dollarë në OpenAI, prodhuesi i ChatGPT-së me qendër në San Francisko dhe mjete të tjera që mund të gjenerojnë imazhe të reja dhe të shkruajnë tekst të lexueshëm.

Podkast: A po bëhet e frikshme inteligjenca artificiale?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:17:51 0:00

Vendimi i Microsoft-it për të rritur investimin e tij të mëparshëm prej 1 miliard dollarësh në OpenAI në 2019, rriti presionin ndaj Google për të demonstruar se do të jetë në gjendje të mbajë ritmin në një fushë të teknologjisë që shumë analistë besojnë se do të jetë po aq transformuese sa kompjuterët personalë, interneti dhe telefonat inteligjentë që kanë qenë në faza të ndryshme gjatë 40 vjetëve të fundit.

Një grup punonjësish të kompanisë Google që punojnë në teknologjitë e inteligjencës artificiale, sipas një raporti nga CNBC-ja javën e kaluar, "janë nxitur të kenë prioritet punën për një zgjidhje për ChatGPT-në".

Më parë, Bard ishte një shërbim që po zhvillohej si pjesë e "Atlas", si pjesë e iniciativës "code red" të Google për të luftuar popullaritetin e ChatGPT, i cili ka fituar dhjetëra miliona përdorues që nga publikimi i tij në fund të vitit të kaluar, duke ngritur, gjithashtu, shqetësime në shkolla për aftësinë e tij për të shkruar ese për studentët.

Për gjashtë vjetët e fundit, Pichai ka theksuar rëndësinë e AI-së, me një nga rezultatet e saj më të dukshme në vitin 2021 si pjesë e një sistemi të quajtur "Modeli i gjuhës për aplikacionet e dialogut", ose LaMDA, i cili do të përdorej për të mbështetur Bard-in.

Për të ndihmuar miliarda përdorues të tij me pyetjet e tyre më komplekse, Google synon gjithashtu të fillojë të zbatojë LaMDA-n dhe përparime të tjera në inteligjencën artificiale në motorin e tij të fuqishëm të kërkimit. Pichai tha se teknikat e AI-së do të integrohen në kërkimin e Google-t në të ardhmen e afërt pa dhënë një periudhë të saktë.

Google tregoi javën e kaluar se po investon dhe bashkëpunon me Anthropic, një firmë AI-së e drejtuar nga disa ish-liderë të OpenAI-t, si një tjetër tregues i përkushtimit të saj në rritje ndaj industrisë. Anthropic ka një qëllim të fokusuar në sigurinë e AI-së dhe ka zhvilluar chatbotin e vet të AI-së të quajtur Claude.

Përgatiti: Albina Kastrati

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG